Valon Berisha përkrah Neymar dhe Depay në formacionin e javës në Francë

Futboll

Valon Berisha përkrah Neymar dhe Depay në formacionin e javës në Francë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:48
Valon Berisha

Futbollisti i Kosovës dhe Stade de Reims, Valon Berisha, është përzgjedhur si njëri prej lojtarëve më të mirë të javës së tetë të kampionatit francez.

Media e njohur franceze dhe evropiane, “L’Equipe”, e ka përfshirë mesfushorin 27-vjeçar në “Formacionin më të mirë të javës së tetë të Ligës 1”.

Berisha vlerësohet me notën 7 për paraqitjen e mirë ndaj Montpellier ditën e djeshme kur Stade-de-Reims triumfoi 0-4.

Megjithëse nuk shënoi apo asistoi në këtë takim, Berisha udhëhoqi organizimin e lojës së ekipit të tij duke qenë aktiv gjatë gjithë ndeshjes.

Në formacionin më të mirë të kësaj jave në Francë janë përzgjedhur dhe ylli i PSG-së, Neymar, dhe sulmuesi i Lyon, Memphis Depay.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat