Delegohen gjyqtarët për javën e tetë në Superligë: Dardan Çaka gjykon derbin e kësaj xhiroje

Futboll

Delegohen gjyqtarët për javën e tetë në Superligë: Dardan Çaka gjykon derbin e kësaj xhiroje

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:04
Foto Ilustrim

Mesjava sjell ndeshjet e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll në të cilat pritet të kemi disa ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të nxehta.

Padyshim vëmendja do të jetë te përballja Ballkani – Prishtina që luhet të mërkurë në Therandë.

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar këmishëzinjtë e kësaj jave, derisa përballja në Suharekë i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka.

Një ndeshje shumë e fortë pritet të jetë ajo në Drenas, ku dy skuadrat që nuk e nisën aspak mirë kampionatin Feronikeli e Llapi kërkojnë këndelljen dhe vetëm fitorja mund të sjellë qetësi tek ato.

Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit prishtinas me stemë të FIFA-s, Genc Nuzës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat