Bartomeu: Në rastin e Messit, vura interesin e klubit në rend të parë

Futboll

Bartomeu: Në rastin e Messit, vura interesin e klubit në rend të parë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:13
Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë se e ka ditur që do të kritikohej pasi nuk e la Lionel Messin të largohej nga Blaugranët gjatë verës.

Superylli argjentinas kërkoi të largohej nga Camp Nou pas zhgënjimit nga edicionin i kaluar, mirëpo katalunasit ia pamundësuan largimin duke e detyruar ta respektonte kontratën, ndërsa kreu i klubit thotë se kjo ishte për të mirën e skuadrës.

33-vjeçari nuk deshi që të shkonte nëpër gjykata për shfuqizimin e kontratës, ndërsa klubet e interesuara duhej t’ia paguanin klauzolën prej 700 milionë eurosh, ashtu që largimi nuk ndodhi.

“Prioriteti ynë ishte që ta mbanim Messin si pjesë të projektit të ri, prandaj vendosa kundër fillimit të një diskutimi”, citon Goal fjalët e Bartomeut.

“Jam akuzuar se e kam nxitur larimin e tij, në mënyrë që t’i barazoja shifrat. Por, jo, e vumë interesin e klubit në rend të parë dhe nuk deshëm ta përforconim një rival direkt. E morëm vendimin duke e ditur se do të na kritikonin”.

“E kuptoj situatën e të gjithëve, ndjeshmëria është e rëndësishme. Në rastin e Leos, është në rregull të hidhërohet, sepse nuk është mirë ta pranosh humbjen dhe të gjithë jemi hidhëruar”.

“Mirëpo, kishte një afat për të që të tregonte nëse do të largohej në mënyrë të njëanshme ose jo. Ai nuk e bërë dhe ja ku është. Të gjithë duam që të pensionohet te Barca”, ka thënë më tej presidenti i Blaugranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat