“Do të luftoj deri në çastin e fundit” – Zidane s’shqetësohet se mund të shkarkohet

Futboll

“Do të luftoj deri në çastin e fundit” – Zidane s’shqetësohet se mund të shkarkohet

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:38
Zinedin Zidane

Zinedine Zidane ka thënë se nuk i ka shkuar në mendje të japë dorëheqje, pavarësisht presionit të madh me të cilin përballet si trajner i Real Madridit.

Francezi ishte nën trysni pas humbjes se Realit kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve javën e kaluar në ndeshjen hapëse të grupit.

Para asaj disfate Madridi kishte humbur nga Cadiz në La Liga, prandaj trysnia ndaj Zidanit ishte rritur dukshëm.

Por skuadra e Zidanit reagoi për mrekulli në fundjavë duke e mposhtur Barcelonën në El Clasicon e parë këtë sezon, falë golave nga Federico Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, Zidane tha se mendjen e ka vetëm te kjo ndeshje dhe asgjë tjetër.

“Unë mendoj për ndeshjen e nesërme, jo se a duhet të jap dorëheqje apo jo. Do të luftoj deri në ditën e fundit. E pastaj shohim”, tha Zidane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat