Do të luajë Ronaldo përballë Messit?

Futboll

Do të luajë Ronaldo përballë Messit?

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:03
Do të luajë Ronaldo përballë Messit?

Cristiano Ronaldo, por edhe Juventusi e Barcelona do ta mësojnë sot, nëse portugezi do të jetë apo jo në dispozicion, për supersfidën e mbrëmjes së nesërme, në “Allianz Stadium”. Sipas rrjetit “Sky Sport”, sulmuesi bardhezi i është nënshtruar dje provës së tamponit, rezultati i të cilit do të vijë ditën e sotme.

Në tamponin precedent që CR7 iu nënshtrua një javë më parë, ngarkesa e virusit në mushkëritë e tij ishte shumë e vogël, për të mos thënë zero, aq sa klubi i Ju- ventusit ia dërgoi testin molekular UEFA-s për të lajmëruar se futbollisti i tyre është shëruar, pa- varësisht se tamponi ka rezultuar pozitiv. Prandaj, nëse sot përgjigjja për Kristiano Ronaldon do të jetë negative, atëherë Juventusi do të mund të mbështetet te ylli i tij për supersfidën me Barcelonën dhe duelin e tij direkt me Lionel Messin.

Kjo, falë pikës 7 të nenit 7 të protokollit UEFA, i cili hedh poshtë kryefjalën e tij, se “një futbollist mund të luajë në Champions (apo Ligë Europe), vetëm nëse rezulton negativ një javë përpara zhvillimit të ndeshjes”. Fakti që Ronaldo ka qenë
asimptomatik nga dita e parë kur ka rezultuar i infektuar (13 tetor) e deri më sot, bën që ai të jetë i grumbullueshëm nga Juventusi, për duelin në Champions me Barcelonën.

PRECEDENTËT – Juventusi dhe Barcelona kanë 13 përballje mes tyre në histori, nga të cilat 5 janë fitore e bardhezinjve, 4 të katalanasve dhe 4 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Dueli i parë është në 1/16-at e Kupës së Panaireve në 1970: në “Camp Nou” italianët fituan 2-1, rezultat që e përsëritën edhe në Torino.

Më pak fat në sfidën pasardhëse në Kupën e Kupave në 1986: në çerekfinale, në “Camp Nou” fitoi Barcelona 1-0, ndërsa në Itali “Zonja” nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Akoma më pak fat në dopiopërballjen në 1991, gjithnjë në Kupën e Kupave, e cila kujtohet në histori për golin fantastik të Baggio me goditje dënimi, por që nuk mjaftoi për të kaluar turin duke parë humbjen 3-1 në Barcelonë.

Për përballjen e parë në Champions, duhet pritur viti 2003: pas 1-1 në “Delle Alpi”, rezultati përsëritet në Spanjë, duke shkuar në shtesë, atje ku Zalajeta vulosi kualifikimin e bardhezinjve. Duelet u intensifikuan sidomos në 5 vitet e fundit: pas finales së Berlinit, humbur 3-1 nga Juve, erdhi hak- marrja në çerekfinalet e 2017-ës. Përballjet e fundit datojnë në fazën e grupeve 2017-‘18, ku Juve humbi 3-0 në “Camp Nou” dhe barazoi 0-0 në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat