Pa alarm në lidhje me rolin e portierit

Futboll

Pa alarm në lidhje me rolin e portierit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:19
Pa alarm në lidhje me rolin e portierit

Milani e mbylli me barazimin 3:3 në “San Siro” në ndeshjen e mbrëmshme. Roma rrëmbeu 1 pikë në këtë transfertë të vështirë, falë Marash Kumbullës, që shënoi afër fundit të lojës. Sidoqoftë, Stefano Pioli ishte shumë i kënaqur me performancën e të tijve. Për mikrofonët e “Sky Sport”, trajneri kuqezi nuk i fajësoi lojtarët e tij:

“Unë shkoj në shtëpi i kënaqur me performancën e skuadrës, nuk duhet të shohim renditjen. Është e kotë ta fshehësh, në fund të lojës lojtarët nuk ishin të kënaqur. Ka keqardhje, por u përpoqëm deri në fund”. Pa alarm në lidhje me rolin e portierit, Pioli mbron Tatarusanun, pas gabimit në golin e parë: “Gabimet janë pjesë e futbollit. Pyetje tjetër…”

Koment i veçantë për Leao, një nga protagonistët e mbrëmjes dhe që po përmirësohet vazhdimisht: “Gjatë javës fola mjaft qartë me Rafa, për atë që pres nga ai. Jam shumë i kënaqur me performancën e tij.

Ai duhet të insistojë në këtë mënyrë, është një djalë shumë i ri dhe i fortë. Saelemaekers po rritet shumë, gjithashtu Castillejo, Rebic. Edhe  Hauge po bënte mirë”.

Zlatan Ibrahimoviq i zakonshëm, sërish e vulosi ndeshjen me dy gola. Këto janë fjalët e teknikut kuqezi për të, në konferencën për shtyp: “Asnjëherë nuk është e lehtë të shënosh kaq shumë gola në fillim të sezonit. Ibra po më befason me gjendjen e tij fizike, edhe sepse ka bërë një përgatitje të veçantë. Megjithatë, edhe ai duhet të marrë frymë… (të pushojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat