Donnarumma pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës

Futboll

Donnarumma pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:00
Gianluigi Donnarumma

Milani pritet të luajë pa Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge për dy ndeshjet e radhës, ndaj Sparta Prague dhe Udinese.

La Gazzetta dello Sport raporton se dy futbollistët që rezultuan pozitiv me coronavirus të hënën, nuk do të mund të udhëtojnë në Udine të dielën.

Kjo nënkupton se ata nuk do të jenë në dispozicion të Rossonerëve as në ndeshjen e të enjtes ndaj Spartas në kuadër të Ligës së Evropës.

Donnarumma dhe Hauge duhet të kalojnë nëpër sistemin e kërkuar shëndetësor, sipas rregulloreve, para se të jenë në gjendje që të luajnë sërish.

Mungesa e portierit do të jetë problem për Milanin dhe kjo u vërejt që në takimin e të hënës mbrëma kundër Romës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat