Klopp “injoron” kundërshtarin

Futboll

Klopp “injoron” kundërshtarin

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:34
Klopp “injoron” kundërshtarin

Pas suksesit në Amsterdam, Liverpuli do të kërkojë të marrë tri pikë të tjera ndaj danezëve të Midtjylandit sot në “Anfield Road”, një kundërshtar që Atalanta e mundi 4:0 në Danimarkë në javën e parë të Champions-it.

“Që prej ditës së diel kam ndjekur shumë ndeshje të Midtjylandit, sepse dija shumë pak për historinë e tyre. Humbja me Atalantën nuk ishte nga këto lloj ndeshjesh. Gjatë pushimit, doja të shkoja në Danimarkë për të parë se çfarë bëjnë ata, por unë firmosa për Liverpulin dhe nuk munda. Cili është plani kundër tyre? Më vjen keq, është diçka private. Midtjylandi është një skuadër me eksperiencë, me mesfushorë që luajnë mirë futboll, fizikë në sulm, kështu që duhet të shohim. Ata kanë të gjithë respektin tim. Ne i respektojmë sepse e dimë se si është futbolli, por sinqerisht nuk është se i njohim shumë”, tha trajneri i Liverpulit në konferencë për klubin që është themeluar vetëm 21 vite më parë.

“Do të përballemi me një klub të vogël? Zonja dhe zotërinj, ju danezët (gazetarëve) duhet të punoni pak më shumë me vetëbesimin. Ne nuk ju shohim ju si një klub të vogël, por si një rival të vërtetë në këtë grup. Askush nuk është në grup sepse ka qytete të bukura apo kush e di çfarë.

Klubet janë këtu sepse kanë skuadër të mirë futbolli. Ata fituan të drejtën për t’u kualifikuar në Champions sezonin e shkuar, pas një përmbysjeje fantastike kundër Brondbit dhe tani janë sërish në krye të klasifikimit në Danimarkë. Nuk do të vijnë të valëvitin flamurin e bardhë.

Jemi në Europë, është Liga e Kampioneve, luajmë në ‘Anfield’, në kompeticionin që dashurojmë. Të shohim se sa larg mund të shkojmë. Nuk ka garanci, por mundësi, kështu që le ta provojmë”, shtoi gjermani, duke mos u shpëtuar edhe komenteve për mungesën e gjatë të Van Dajkut: “Çdo skuadre do t’i mungonte, sepse ai është mbrojtësi më i mirë në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat