Papu Gomez zbulon pse Ilicic ra në depresion

Futboll

Papu Gomez zbulon pse Ilicic ra në depresion

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:39
Papu Gomez zbulon pse Ilicic ra në depresion

Futbollisti slloven Josip Ilicic humbi fundin e sezonit të kaluar sepse nuk ishte gati të luante për shkak të problemeve private.

Për shkak të problemeve, Atalanta ishte pa të në Ligën e Kampionëve dhe në fund të sezonit në Serie A.

Mediet italiane raportuan se Ilicic kishte probleme private dhe se ai ishte tronditur nga gjithçka që ndodhi rreth pandemisë së koronavirusit. Ai dyshohet se madje mendoi t’i jepte fund karrierës së tij.

Sidoqoftë, ai arriti të shërohej dhe së fundmi u kthye në fushë. Papu Gomez foli për këtë temë .

“E vërteta e vetme është se Ilicic kishte koronavirus dhe ra në depresion. Ka raste kur gjëra të ndryshme ju kalojnë në kokë dhe është vërtet e vështirë. Gjëja më e rëndësishme është që ai u rikuperua dhe tani gjithçka është në rregull me të”, tha Gomez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat