Reagon Gomez

Futboll

Reagon Gomez

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:54
Reagon Gomez

Papu Gomez ka zbuluar se bashkëlojtari i vet te Atalanta, Josip Iliçiç, kishte rënë në depresion gjatë verës për shkak se ishte infektuar me koronavirus, duke i hedhur poshtë thashethemet slloveni e kishte nga tradhtia që gjoja ia kishte bërë bashkëshortja.

Iliçiç nuk ishte kthyer në fushë pas pushimit të detyruar nga pandemia në mars, duke e humbur pjesën e dytë të sezonit 2019/20.

Mungesa e tij e gjatë u bë bujë në media dhe pati thashetheme se ai kishte rënë në depresion të thellë sepse gjoja ishte tradhtuar nga bashkëshortja.

Por Gomez ia ka lënë fajin koronavirusit për mungesën e tij dhe problemet jashtë fushës.

“Ai e kishte koronavirusin dhe ra në depresion. Vjen një cast kur koka pëlcet. Ai është mira tani”, tha Gomez për Iliçiçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat