Michael Ngo bëhet gati për ekipin e ri

Futboll

Michael Ngo bëhet gati për ekipin e ri

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:57
Michael Ngo bëhet gati për ekipin e ri

Michael Ngo duket se ka gjetur një ekip të ri dhe pritet të jetë në Superligën e Rusisë. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij i cili ishte i ftuar në ABC Neës në emisionin ” Pressing”.

Gjithashtu ai deklaroi se kishte mundësi për ta transferuar lojtarin e Tiranës në Kosovë por kjo nuk ishte në planin e 28 vjeçarit.

“Ngoo në IPKO Superliga? Po, kam pasur mundësi ta çoj në Kosovë. Po bisedojmë me një ekip në Rusi, është ekip i Premier League dhe po bisedojmë me ta”, deklaron menaxheri i sulmuesit anglez.

Ngoo ishte i përfolur për një kalim tek një ekip turk më herët, Menespor por ky transferim nuk u arrit asnjëherë, çka e detyroi lojtarin me pashaportë angleze të qëndrojë në Tiranë, derisa të gjente një ekip të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat