Agushi, “hero” i ndeshjes në “Ismet Jashari”

Futboll

Agushi, “hero” i ndeshjes në “Ismet Jashari”

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:01
Agushi, “hero” i ndeshjes në “Ismet Jashari”

Ferid Agushi ishte pa dyshim lojtari i ndeshjes kundër Karadakut në Kumanovë, duke realizuar 3 gola në fitoren 5:0 të Futsal Shkupit.

Ai në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, u shpreh:

“Pas pauzës që pati e gjithë Bota për shkak pandemisë, e kishim shumë të vështirë të rikthehemi në stërvitje. Kemi filluar që para dy muajve me përgatitje, pasi siç dihet do të luajmë edhe në Ligën e Kampionëve, ashtu që me padurim prisnim fillimin e kampionatit”.

“Ndeshja kundër Karadakut ishte mjaft e fortë. Në këtë ndeshje kishim disa mungesa shumë të rëndësishme në formacion, por me angazhim maksimal të të gjithë lojtarëve në fund arritëm ti marrim tre pikët e plota”.

“Kampionati sivjet do të jetë më i ekuilibruar, pasi janë edhe dy ekipe tjera pretendente për titull. Neve si skuadër do të luftojmë ndeshje pas ndeshjes, me hapa të sigurtë dhe besoj se suksesin e kemi të garantuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat