Serbia kundërshtoi ashpër, por Kosova mori 12 vota pro...

Futboll

Serbia kundërshtoi ashpër, por Kosova mori 12 vota pro...

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:08
Serbia kundërshtoi ashpër, por Kosova mori 12 vota pro...

Shoqata Kosovare e MiniFutbollit Amator (SHKMA) ka njoftuar se Kosova është anëtarja më e re EMF (Federatën Evropiane të Minifutbollit).

"Misioni i Shoqatës Kosovare të MiniFutbollit Amator (SHKMA) u kompletua. Kosova është anëtarja më e re EMF-s (European Minifootball Federation).
Ne zyret tona erdhi edhe zyrtarizimi me anë të një
e-maili të dërguar nga sekretar-ja e EMF-s ,Yulia Krasteva me vulën dhe nënshkrimin e Presidentit te Federatës së Minifutbollit Europian , Borislav Aleksandrov .


SHKMA-ja ka marrë 12 vota pro për anëtarësim, 3 abstenime dhe 1 votë kundër nga 16 votat valide në Asamblen Gjenerale te Minifutbollit Europian me 16 Tetor 2020 , meqense është dashur të mbahet në Antalia te Turqisë por për shkak te pandemisë u mbajtë online përmes Zoom.
Kësisoj, Shoqata Kosovare e Minifutbollit Amator pas anëtarësimit në EMF më 16 Tetor, e ka synim me sukses edhe misionin tjetër për anëtarësim në shtëpinë e minifutbollit botëror Ëorld MiniFootbal Federation ( ËMF).
Para votimit për anëtarësimin e SHKMA-së të pranishmëve iu ka drejtuar Sekretar-ja e Këshillit të EMF-s , Yulia Krasteva, i cila theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e EMF-s. Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i SHKMA-së, Behar Kutllovci, i cili fillimisht falënderoj të gjithë të pranishmit që i kan rekomanduar Asambles pranimin e Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në kualifikimet e Europianit si dhe mundësin e ekipeve Kosovare te paraqitën ne Champions League si dhe European League.
Ai sqaroi para delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe bëri me dije se Kosova është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare e poashtu edhe nga Fifa e Uefa . Përfaqësuesja e futbollit të Kosoves si dhe ekipet Kosovare marrin pjesë ne kompeticionet me të medha që organizon Fifa dhe Uefa .
Në fund të fjalimit të tij Kutllovci tha se minifutbolli është për të gjithë pa dallime race,feje,kombësie , orientime tjera dhe larg politikave ditore të gjithë duhet të jenë për zhvillimin e mëtutjeshëm të minifutbollit, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në EMF.

Pas Kutllovci-t gjate mbledhjes si dhe gjate procesit të pranimit te Kosovës në EMF, delegatëve iu drejtua kryetari i Federatës së MiniFutbollit të Serbisë, i cili kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por pas përfundimit të fjalimit të tij presidenti i EMF-s, Borislav Aleksandrov theksoi se Asambleja Gjenerale është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe kërkoi që të kalohet direkt në votimin , ku Kosova mori 12 vota pro, 3 abstenime dhe 1 votë kundër.

Pas pranimit ju dha fjala edhe sekretarit të Shoqatës Kosovare të MiniFutbollit Amator Naxhit Deliqi i cili falënderoi presidentin e EMF-s, zëvendëpresidentët , sekretar-et dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të EMF-s. “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e EMF-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Asambles të përgjithshme të EMF-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e minifutbollit dhe me shum gjase ne Kosovë të zhvillohet me hapa të sigurt MiniFutbolli”, ka theksuar Deliqi, poashtu të gjithë shtetet që ishin pjesëmarrese i uruan Kosovës pranimin në familjen e madhe të MiniFutbollit Amator Europian", shkruan në letrën e kësaj shoqate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat