Telashe

Futboll

Telashe

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:25
Julian Draxler

Nuk kanë fund problemet për trajnerin Tuchel, i cili ka një infermieri thuajse të mbushur plot.

Pas Juan Bernat, Mauro Icardit, Leandro Paredesit e Marco Verrattit, listës së të dëmtuarve i shtohet edhe Julian Draxler, i cili pësoi një dëmtim në sfidën e kampionatit ndaj Dijonit.

Sipas mjekëve të klubit parizien, mesfushori gjerman nuk do të jetë në sfidën ndaj Istanbul Basaksehirit në Champions League, pasi koha e rikuperimit të futbollistit është thuajse pak më shumë një muaj dhe me shumë mundësi ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës gjatë gjithë nëntorit.

Gjithsesi, pak frymëmarrje për gjermanin Tuchel mund të jetë rikthimi në stërvitje gjatë javës i Icardit dhe Paredesit, ndërsa Verratti mund t’i bashkohet ekipit javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat