Arbëria nuk ia del kundër kampionit 

Futboll

Arbëria nuk ia del kundër kampionit 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:59
Drita

Arbëria nga Dobraja e Madhe, në cilësinë e vendasit nuk di me fituar, kësaj radhe mposhtet me rezultat 1:0 nga kampioni në fuqi Drita nga Gjilani, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita importoi tre pikë të mëdha apo deri me tash ka një bilanc shumë të mirë, pesë fitore, një barazim, një humbje dhe dy ndeshje të pazhvilluar, duke u renditur në vend të dytë me 16 pikë të mbledhura.  

Në fund të pjesës së parë, Festim Alidema ka shënuar për fitoren e madhe të skuadrës kaltër e bardhë.

Arbëria renditet në vend të pestë me 11 pikë, skuadër që ka tre fitore dhe të gjitha si mysafirë, dy barazime dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat