Liverpool - FC Midtjylland, Klopp sërish nuk e aktivizon Shaqirin

Futboll

Liverpool - FC Midtjylland, Klopp sërish nuk e aktivizon Shaqirin

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:23
Klopp

Ndeshja e parë si mysafir e Midtjylland në kuadër të Ligës së Kampionëve do jetë përballë kampionit të gjashtëfishtë të këtij kompeticioni, Liverpoolit. Ekipi danez ka udhëtuar drejt “Anfield Road” ku ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Javën e kaluar Liverpooli arriti të fitonte tre pikë në udhëtim drejt Ajax me rezultat minimal 0:1 ku golashënuesi i vetëm ishte Nicolas Tagliafico me një autogol kurse Midtjylland udhëton me shpresat se do të mund ta nxjerrë një rezultat pozitiv pas humbjes ndaj Atalantas me rezultat të thellë 0:4 në Danimarkë.

Jurgen Klopp nuk do mund të llogarisë në Van Dijk pas lëndimit që do ta mbaj atë jashtë fushave të blerta deri edicionin tjetër. Mungesa të tjera pritet të jenë edhe Joel Matip së bashku me Thiago Alcantaran dhe Naby Keitan. Klopp pritet ta pushoj yllin senegalez, Sadio Mane dhe si duket do ta inkuadrojë transferin e ri Diogo Jota në formacion startues.

Ndërsa për ekipin e Midtjylland pritet të rikthehet mesfushori nga Danimarka, Pione Sisto i cili në vikend arriti të hyj në lojë nga banka rezervë dhe më pas të shënonte. Portieri Jesper Hansen është në dyshim pas një lëndimi të lehtë në muskul por që në bazë të deklaratave të trajnerit Brian Priske pritet të startojë.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve që pritet të startojnë vijojnë si më poshtë:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Gomez, Robertson; Milner, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Jota

FC Midtjylland (4-2-3-1): Hansen; Andersson, Sviatchenko, Scholz, Paulinho; Onyeka, Cajuste; Dreyer, Sisto, Mabil; Kaba

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat