Ardian Nuhiu: Trepikësh shumë i rëndësishëm për vazhdimin e kampionatit

Futboll

Ardian Nuhiu: Trepikësh shumë i rëndësishëm për vazhdimin e kampionatit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:26
Ardian Nuhiu

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, u pa tejet i lumtur pas triumfit ndaj Arbërisë në udhëtim.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Art Sport”, Nuhiu tha ky trepikësh është shumë i rëndësishëm për vazhdimin e kampionatit.

Tekniku tutje shtoi se kampionati sa vjen e po bëhet më interesant, pasi sipas tij shumë të forta janë edhe skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës.

“Një trepikësh shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e kampionatit, Arbëria një “kockë e fortë”, por kur futbollistët angazhohen në këtë mënyrë, çdo gjë lehtësohet.

Më vjen keq që nuk e përfunduam ndeshjen më herët duke shënuar golin e dytë. Po shohim një kampionat të fortë, duhet të luftojmë edhe me ekipet e pjesës së poshtme të tabelës”, tha mes tjerash Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat