Arbnor Morina tregon se ku është problemi i Arbërisë

Futboll

Arbnor Morina tregon se ku është problemi i Arbërisë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:31
Arbnor Morina

Arbëria pësoi edhe humbjen e dytë radhazi në takimin e sotëm ndaj Dritës.

Pas ndeshjes për Art Sport u prononcua edhe trajneri i “Stuhisë së Kuqe”, Arbnor Morina.

Morina tregoi se ku po gabon skuadra e tij, teksa u shpreh i lumtur me lojën e skuadrës.

“Për me fituar ndeshjen duhet të realizuar më shumë gola se kundërshtari, ne nuk e bëmë këtë gjë”

“Në gjithë këtë pikëllim të humbjes së pikëve, unë përsëri jam i gëzuar pasi skuadra luajti mirë”

“Si duket pak po qalojmë në realizimin e rasteve, dhe kjo është nga ato ngecjet që i kemi në ekip”

“Duhet të përmirësohemi edhe në mbrojtje, pasi çdo herë po pësojmë në fillim ose fund të pjesëve”

Arbëria u mposhtë nga një gol i Festim Alidemës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat