Numri një i futbollit në botë, Gianni Infantino ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar vetë FIFA përmes një komunikate për media.
Italo-zvicerani është vetëizoluar për dhjetë ditët e ardhshme, teksa njëjtë janë propozuar edhe personat që kanë pasur kontakt me 50 vjeçarin.
Simptomat e para i janë paraqitur së fundi, ndërsa sot kreu të gjitha testet, për t’u konfirmuar më pas si i infektuar me virusin me kurorë.