Ylber Alili i zhgënjyer nga Vardari

Futboll

Ylber Alili i zhgënjyer nga Vardari

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:37
Ylber Alili i zhgënjyer nga Vardari

Futbollisti kumanovar, Ylber Alili nuk është më pjesë e Vardar Forinës, anëtar i Ligës së Dytë-Perëndim.

Ai është larguar i zhgënjyer, pasi sic ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kishte shkuar me bindjen se është një klub i organizuar, por si ka dalur ashtu. Alili tregon se pas lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen e parë kampionale, askush nga klubi nuk iu kishte paraqitur në telefon për të mësuar rreth shëndetit të tij.

Ja postimi i tij i plotë: "Fatkeqësisht edhe pse si unë dhe lojtarët tjerë erdhëm në klubin Vardar Forina me mendimin dhe bindjen që është një klub mirë i organizuar në të gjitha aspektet, nuk kishte qenë ashtu. Menjëherë, pas muajit të parë filluan problemet në klub.

Në lojën e parë të ligës më ndodhi lëndim i rënd dhe që prej asaj dite askush nga klubi nuk është lajmëruar për asgjë. Gjithashtu që nga muaji i parë nuk kanë kryer obligimet ndaj meje por edhe ndaj bashkëlojtarëve.

E them me shumë keqardhje që kjo është edhe arsyeja pse lojtarët në vendin tonë nuk ndjehen të sigurt dhe largohen nga futbolli plotësisht!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat