Holanda nuk kursen Kosovën

Futboll

Holanda nuk kursen Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:42
Pamje nga ndeshja

Holanda ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 6:0 kundër kombëtares së Kosovës, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të takimit të xhiros së nëntë të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. Në minutën e 11-të, Danielle van de Donk shënon për 0:1, ndërsa në atë të 31-tën Katja Snoeijs shton epërsinë në 0:2. Pas tre minutave, Holanda sërish shënon falë futbollistes Lieke Martens.

Në minutën e 44-të, Snoeijs ka shënuar golin e dytë të saj dhe të epërsisë 0:4. Vivianne Miedema realizon për 0.5 në minutën e 90+4 dhe Snoeijs het-trik për 0:5 (90+5).

Image

Kosova

Holanda ka një ecuri fantastike në grup, nga nëntë ndeshje po aq fitore dhe me goldallim 42:3, prijnë me 27 pikë, ndërsa Kosova tre fitore, një barazim dhe katër humbje, me goldallim 6:20, renditet në vend të katërt me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat