Arrestohet ndihmëstrajneri i Llapit

Futboll

Arrestohet ndihmëstrajneri i Llapit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:01
Arrestohet ndihmëstrajneri i Llapit

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva, reagon pas ndeshjes me Feronikelin nga Drenasi. Ndeshje u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndërsa Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Llapit, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës.  

“Jo gjithçka shkoi në rregull pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi.
Ne nuk jemi të njoftuar për kompetencat e Policisë së Kosovës në ndeshjet zyrtare të Superligës, a janë ata për të na mbrojtur apo për të na sulmuar e arrestuar vetëm pse kërkojmë sqarim me fjalë për dëmtimet që po i bëhen KF Llapit.
Njësoj edhe sot, sikurse në turpin që bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina të edicionit të kaluar, Policia e Kosovës përdor dhunë mbi personin zyrtar, ndihmëstrajnerin e klubit, Burim Zhjeqi i cili arrestohet në mënyrë brutale nga e ashtuquajtura Njësi Speciale.

Krejt kjo ndodh kur në ndeshjet tona nuk ka profesionalizëm, sepse personat zyrtar të deleguar nga FFK-ja nuk janë të nivelit të Superligës, veçanërisht nga Delegati i ndeshjes ku në kushte pandemie nuk i largon tifozët nga tribuna, të pranishmit kalonin numrin e mbi 200 shikuesve. Ai merret me personat zyrtar, të cilët kanë drejtë të protestojnë me fjalë, e ai urdhëron Policinë duke iu thënë "lidhni". 

Po shfaqim brengën tonë nëpërmjet kësaj video të bashkangjitur rreth asaj se çka ndodhi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi në hapësirat e brendshme të stadiumit.

Pas më shumë se 3 orëve pritje, ndihmëstrajneri Burim Zhjeqi është liruar nga mbajtja në stacionin policor në Drenas.
Ai është i trishtuar me sjelljet e policisë mbi të, i cili ka pësuar trauma nga sjelljet brutale të Njësisë Speciale!
Shërim të shpejtë Burim”, reagon Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat