Dervishi ndahet me KF Gostivari, transferohet te Teteksi

Futboll

Dervishi ndahet me KF Gostivari, transferohet te Teteksi

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 23:21
Dervishi ndahet me KF Gostivari, transferohet te Teteksi

Futbollisti Enis Dervishi është ndarë me Gostivarin, për siç ka thënë mosmarrëveshjeve me kryesinë aktuale. Futbollisti tetovar tani edhe zyrtarisht është pjesë e Teteksit. Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari tetovar përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

Me këtë rast, ai ka falënderuar dy persona nga kryesia e vjetër Vlerim Isenin dhe Elmedin Shabanin për korrektësinë e treguar. Ai ka thënë se Gostivarit i uron suksese, ndërsa ka një respekt të vecantë për tifozët ‘Kastriotët’.

Postimi i plotë i Enis Dervishit:

Nga sot jam officialisht lojtari i KF Teteks.

Desha te falemnderoj lojtaret te cilet kan qen fer dhe korekt me mua po ashtu edhe kryesia e vjeter ne krye me Vlerim Iseni dhe Elmedin Shabani

Largimi im nga klubi ishte shkaku i mosmarveshjeve me kryesin e cila per momentin udhheq klubin,per shkaqe financiare te dobet dhe mos respektin ndaj meje si lojtar ndodhi qe te vij deri ne kete ndarje te pakënaqur.

Klubit KF Gostivari i deshiroj suksese te metutjeshme dhe respekte te veçanta per grupin e tifozve KASTRIOTET.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat