Paraqitje solide e Shaqirit, ky është vlerësimi i ekspertëve për të

Futboll

Paraqitje solide e Shaqirit, ky është vlerësimi i ekspertëve për të

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 00:01
Xherdani Shaqiri

Besohej se do të largohej nga Liverpooli, por nuk ndodhi ashtu.

Xherdani Shaqiri mbeti në “Anfield”, përkundër minutave të pakëta që i kishte në dispozicion.

Megjithatë, duket se këto minuta të pakëta morën fund sot. Kjo pasi Jurgen Klopp i besoi atë një ndeshje të plotë.

Ai ishte i pranishëm në fushë ndaj Midtjylland që nga vërshëllima e parë e deri në atë të fundit të gjyqtarit.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të “whoscored”, ai u vlerësua me notën 6.7, që konfirmon paraqitjen solide të djaloshit nga Zhegra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat