Josep Maria Bartomeu largohet nga Barcelona – por jep deklaratë interesante në konferencë!

Futboll

Josep Maria Bartomeu largohet nga Barcelona – por jep deklaratë interesante në konferencë!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:01
Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar se klubi i Barcelonës ka pranuar një propozim për të luajtur në një Superligë evropiane në të ardhmen momente.

Presidenti Josep Maria Bartomeu bashkë me bordin e Drejtorëve të FC Barcelona kanë njoftuar dorëheqjen nga klubi gjatë ditës së djeshme.

Por ai nuk u largua në heshtje pasi gjatë një konference për shtyp, Bartomeu tha se gjigandët spanjollë synojnë të bashkohen me një ligë evropiane të re.

“Sot mund të njoftoj një lajm që do të ndryshojë jashtëzakonisht perspektivat e të ardhurave të klubit për vitet e ardhshme”, tha ai në fjalimin e tij të largimit.

“Bordi i drejtorëve dje miratoi pranimin e kërkesave për të marrë pjesë në një superligë evropiane të ardhshme të klubeve të futbollit, një projekt i promovuar nga klubet e mëdha në Evropë. Detajet e këtyre kërkesave do të jenë në dispozicion të bordit të ardhshëm të drejtorëve, dhe vendimi për pjesëmarrjen në këtë konkurs do të duhet të ratifikohet nga Asambleja e ardhshme. Dhe unë gjithashtu dua të njoftoj se ne kemi miratuar pranimin e formatit të ri të ardhshëm të Kupës Botërore të Klubeve”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat