Kumbulla: I lumtur për golin, Verona dhe Juric më ndryshuan jetën!

Futboll

Kumbulla: I lumtur për golin, Verona dhe Juric më ndryshuan jetën!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:04
Marash Kumbulla

Pas golit ndaj Young Boys që i dha fitoren Romës në ndeshjen e parë në grupe në Europa League, Marash Kumbulla u bë sërish protagonist me Romën e tij këtë herë duke realizuar në San Siro ndaj një emri të madh si Milani golin e tij të parë në Serie A me verdhekuqtë, një gol me peshë që ndali hovin e Milanit pas 4 fitoresh në 4 ndeshjet e para dhe i prishi mbrëmjen Zlatan Ibrahimovic-it që në këtë sfidë realizoi një dygolësh. Në një intervistë për mediat italiane pas golit, Kumbulla foli për golin, sfidën ndaj Milanit dhe sesi ja ndryshoi jetën Verona.

“Gjithmonë kam qenë një qendërmbrojtës, por e kisha atë zakonin e shënimit. Vitet e fundit kam luftuar më pak për të shënuar, por gjithmonë e kam pasur atë instinkt”.

“Për fat të mirë topi shkoi në shtyllën e dytë dhe unë arrita të shënoj”, shton Kumbulla. Më tej ai pranon se ka shumë për t’u përmirësuar, sikurse e drejton gishtin nga vetja për golin e parë që Roma pësoi kundër Milanit mbrëmë.

“Unë mund të përmirësohem shumë në gjithçka. Kam bërë një gabim që mund ta kisha shmangur. Për fat të mirë shënova dhe e kompensova atë. Po integrohem mirë falë shokëve të skuadrës dhe shpresoj të përmirësohem”, u shpreh 20-vjeçari i kombëtares shqiptare.

Sigurisht ai nuk mund të hedhë poshtë atë që i dha Hellas Verona një vit më parë: “Jeta ime ka marrë një përshpejtim të dukshëm falë Verona e Juric. Ata më dhënë menjëherë besim, pastaj këtë vit u përmirësova dhe isha në gjendje të luaja si titullar në Serie A. Tani shpresoj me Romën të bëj sa më mirë të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat