Të mërkurën zhvillohen tri ndeshje në Superligë, e gjithë vëmendja në duelin Ballkani-Prishtina

Futboll

Të mërkurën zhvillohen tri ndeshje në Superligë, e gjithë vëmendja në duelin Ballkani-Prishtina

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:12
Ismet Munishi

Sot (e mërkurë) në Suharekë zhvillohet Kryendeshja e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani është nikoqir i Prishtinës.

Lideri është tri pikë para përcjellësit të parë, Dritës, ndërsa kryeqytetasit ndodhen në vend të katërt, me tetë pikë prapa kundërshtarit.

Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve në xhiron paraprake, ashtu që pritet një përballje e fortë për të nxjerrë rezultat pozitiv.

Në ndeshjet tjera, Drenica është nikoqir i Trepçës ’89, kurse Gjilani e pret skuadrën e Besës.

Gjilani që ka arkëtuar 13 pikë nga tetë ndeshje, synon pozitat e para në tabelë, derisa Besa është në fund të tabelës me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Të gjitha takimet e sotme (e mërkurë) në Superligën e Kosovës në futboll fillojnë në ora 14:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat