SC Gjilani ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin e sotëm kundër Besës.
Qfarë bie në sy është mungesa e Fiton Hajdarit, futbollist ky që realizoi golin e parë në takimin e fundit kundër Prishtinës.
Hajdari ka stërvitur dje me skuadrën, andaj mbetet e paditur arsyeja pse ai është lënë jashtë listës së skuadrës.
Megjithatë, ka edhe lajme të mira për trajnerin Sallah Sherifi, pasi pas mungesës kundër Prishtinës është rikthyer në skuadër kapiteni i skuadrës, Ylber Kastrati.