Ballkani nga Theranda është në presion të kryendeshjes, ndërsa Prishtina kërkon këndelljen!
Therandasit pas humbjes me rezultat 4:3 në “Riza Lushta” nga Trepça ’89 e Mitrovicës, synojnë që t’i kthehen fitoreve, ndërsa Prishtina si vendase u mund me 0:2 nga Gjilani, tani mobilizon forca që të ndërpres këtë seri negative.
Këto skuadra ndeshen mes vete dhe secila kërkon fitore. Të dyja ekipet premtojnë lojë të hapur dhe luftojnë për pikë.
Ballkani kryeson renditjen me 19 pikë, ka 8 më shumë se Prishtina, kjo e fundit ka një ndeshje me pak.
Krahas kësaj ndeshje, sot do të luhen edhe dy ndeshje tjera, Drenica-Trepça '89 dhe Gjilani - Besa. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14.00.