Nuk kanë fund telashet për Barcelonën

Futboll

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:33
Nuk kanë fund telashet për Barcelonën

Te Barcelona situata është vërtetë kaotike. 2 humbjet radhazi në La Liga ndaj Getafes dhe Realit të Madridit por edhe dorëheqja e presidentit Bartomeu kanë rënduar sëtepërmi situatën në shtëpinë blaugrana.

Ndërkohë në javët e ardhshme, skuadra katalanase mund të bëjë edhe pa trajnerin Ronald Koeman.

Holandezi rrezikon të qëndrojë jashtë për 4 ndeshje dhe të gjobitet për shkak të disa deklaratave të tij. Koeman shpërtheu kundër arbitrimit në “El Clasico” dhe tha se VAR-i është i pashpjegueshëm sepse ndërhyn vetëm në raste kundër Barcelonës dhe kurrë për rastet kur katalanasit mund të përfitojnë.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i komisionit të Disiplinës në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat