Këta çobanë na kanë uzurpuar! Luftëtari pranë shpërbërjes, tifozët: Nuk ka hata më të madhe se kjo

Futboll

Këta çobanë na kanë uzurpuar! Luftëtari pranë shpërbërjes, tifozët: Nuk ka hata më të madhe se kjo

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:04
Këta çobanë na kanë uzurpuar! Luftëtari pranë shpërbërjes, tifozët: Nuk ka hata më të madhe se kjo

Luftëtari është duke kaluar situatën më të vështirë në këto vite të fundit, atje ku bluzinjtë rrezikojnë shpërbërjen. Nga ekipi i përrallës së bukur në Superiore teksa asokohe i mrekulloi të gjithë me lojën e bukur dhe rezultatet e marra në elitën e futbollit tonë, teksa kishte në përbërje Abazajn, Bregun dhe Shkurtajn, këtë herë është duke përjetuar një “terror”.

Ajo që rrezikohet është mos garimi në Kategorinë e Parë për shkakun e borxheve të shumta që kanë ndaj ish-lojtarëve, të cilët e kanë fituar çështjen në instancat më të larta. Tifozët e qytetit kanë kërkuar prezencën e mediave për të ngritur zërin e tyre dhe gjithçka flitet qartë sipas asaj që transmeton “ABC News”.

“Këta çobanë që kanë uzurpuar futbollin le të ikin nëse kanë falimentuar, të zhduken, nuk na intereson. Ne na intereson qyteti që të ketë ekipin e tij. Ky është tmerr.

Futboll jo, basketboll jo, nuk ka asnjë lloj aktivitieti. I kemi kërkuar bashkisë së Gjirokastrës që të ekzistojë Luftëtari”, u shpreh njëri prej tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat