​Vazhdojnë problemet me lëndime për Liverpoolin

Futboll

​Vazhdojnë problemet me lëndime për Liverpoolin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:47
Jurgen Klopp

Problemet me lëndime te gjiganti Liverpool janë rritur pasi që Fabinho pësoi një dëmtim në muskul vetëm pas 30 minutash lojë.

Fabinho ishte duke e mbuluar pozitën e mbrojtësit pas mungesave të Van Dijk dhe Joel Matip, të cilët janë të lënduar dhe pritet të mungojnë gjatë. Braziliani mbrëmë arriti të luante gjysmë ore dhe u zëvendësua nga 19-vjeçari Rhys Williams.

Liverpooli luajti kundër ekipit danez Midtjylland në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku blerja më e re e “Të Kuqve” Diogo Jota shënoi golin e 10.000 për skuadrën në të gjitha garat.

Klopp pas ndeshjes ka dhënë detaje rreth lëndimit të Fabinhos dhe zëvendësimit të kapitenit Henderson pas pjesës së parë.

“Kjo ishte gjëja e fundit që na duhej. Ai nuk ndiente dhimbje aq shumë dhe tha se mund të vazhdojë ndeshjen nëse nevojitet, por pa vrapime. Duhet të bëjë skanime me stafin mjekësor dhe nuk duket që është mirë. Ndërsa, Hendo nuk kishte asgjë. Ai tha se mund të vazhdojë të luajë, por ishte një ndërrim taktik. Në këto momente duhet të ruaj lojtarët që kam në dispozicion, nuk më duhet një tjetër lojtar t’i bashkohet listës së lënduarve,” tha tekniku gjerman.

Liverpool këtë vikend pret në “Anfield Road” ekipin londinez, West Ham dhe priten rotacione të shumta tek ekipi i Klopp ku me rast fitoreje do të lëviznin në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat