​Portieri i ekipit anglez Everton me truproje

Futboll

​Portieri i ekipit anglez Everton me truproje

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Portieri i Everton, Jordan Pickford është dashur të punësoj truproje pasi ka marrë kërcënime për shkak të lëndimit të mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Pickford ishte autor i një ndërhyrje të tmerrshme në ndeshjen mes Everton dhe Liverpool, e cila përfundoi pa fitues - 2:2.

Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp së bashku me stafin mjekësor kanë konfirmuar se Van Dijk nuk do të paraqitet më në këtë edicion dhe se ai do të operohet në gju për shkak të lëndimit të ligamenteve.

Mbrëmë, Pickford ishte parë krahas dy truprojave rrugëve të Liverpoolit ku mediat angleze reaguan menjëherë dhe tani është edhe vetë 26-vjeçari që kishte pranuar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat