Ballkani në qiellin shtatë, Mevlan Zeka trondit Prishtinën 

Futboll

Ballkani në qiellin shtatë, Mevlan Zeka trondit Prishtinën 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:41
Ballkani në qiellin shtatë, Mevlan Zeka trondit Prishtinën 

Skuadra e Prishtinës mbetet duarthatë në duel me Ballkanin në Therandë, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Prishtina pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Ballkani. Ballkani në qiellin e shtatë.
Në minutën e 29-të, Oto John i vetmuar me portier por goditja e tij për fat të keq të tij dhe për fat të mirë të therandasve shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule.

Në minutën e 34-të, John kalon në epërsi Prishtinën. Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 88-të, Mevlan Zeka ka shënuar për 1:1. 

Zëvendësuesi Mevlan Zeka është hero i fitores, ai në minutën e 90+5 trondit Prishtinën, 2:1. Fitore e madhe e Ballkanit.
Ballkani kryeson me 22 pikë, ndërsa Prishtina renditet në vend të katërt me 11 sosh. 

Superliga e Kosovës
Drenica-Trepça '89    2:1
Ballkani-Prishtina    2:1
Gjilani-Besa    1:0
Arbëria-Drita    0:1
Feronikeli-Llapi    1:0

Tabela
1. Ballkani    9    7    1    1    26:11    22
2. Drita    7    5    1    1    11:5    16
3. Gjilani    9    4    4    1    7:5    16
4. Prishtina    8    3    2    3    11:8    11
5. Arbëria    9    3    2    4    10:11    11
6. Trepça ’89    9    3    2    4    8:10    11
7. Drenica    9    3    2    4    8:17    11
8. Feronikeli    9    2    4    3    12:10    10
9. Llapi    8    1    2    5    5:9    5
10. Besa    9    1    2    6    8:21    5
Në javën e 10-të do të takohen: Arbëria-Trepça '89, Llapi-Drita, Gjilani-Feronikeli, Ballkani-Besa dhe Drenica-Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat