Maradona kërkon një tjetër gol me dorë ndaj Anglisë

Futboll

Maradona kërkon një tjetër gol me dorë ndaj Anglisë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:47
Maradona kërkon një tjetër gol me dorë ndaj Anglisë

Gjenial, gjithmonë jashtë skemave. Maradona mbetet Maradona. Këto ditë mbush 60 vjeç dhe në zemrën e tij zbulon se kultivon një dëshirë teksa shprehet: “Një dhuratë? Do të doja t’i shënoja një tjetër gol Anglisë, me dorën e djathtë”, në intervistën ku kujton golin e famshmë që u etiketua si “Dora e Zotit” në Botërorin e 1986.

Ishte çerekfinalja kundër Anglisë, Argjentina fitoi 2-1 me një dygolësh të Maradonws, që shënoi të parin duke i parparirë ndërhyrjes së portierit anglez Shilton me përdorimin e dorës së majtë, diçka që u kuptua vetëm më vonë, me golin që u konsiderua i rregullt. Më pas, Maradona shënoi edhe golin e dytë, një gol që ka hyrë në histori si goli i shekullit, pasi bëri një driblim të jashtëzakonshëm që nga mesi i fushës. Një gol i mrekullueshëm, por Diego do që të përsërisë të parin, edhe pse ai shkaktoi më shumë polemika.

Maradona foli edhe për një akord që kishte me Marsejën, kur vishte fanellën e Napolit.

“Drejtuesit e Marsejës më kontaktuan duke më ofruar dyfishin e pagës që merrja. Presidenti Bernard Tapie dhe trajneri Michel Hidalgo erdhën të më takonin në Itali. Në atë kohë, presidenti i Napolit, Ferlaino, më tha se nëse do të fitonim Kupën UEFA do të më linte të largohesha. Fituam dhe kur u kthyem falënderova presidentin për vitet e bukur që kaluam bashkë, por ai, që nga ai moment, filloi të bënte sikur nuk kuptonte. Bëri një hap pas dhe historia përfundoi aty”.

Ndërkohë, Maradona nuk ka asnjë dyshim për të treguar më të mirët e futbollit aktual.

“Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë një shkallë sipër të tjerëve. Nuk shikoj askënd që mund t’iu afrohet dhe besoj se askush nuk do t’ia dalë të fitojë as gjysmën e atyre që ata të dy kanë fituar në këto vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat