Goretzka e tepron dhe çmend rrjetet sociale

Futboll

Goretzka e tepron dhe çmend rrjetet sociale

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:14
Goretzka e tepron dhe çmend rrjetet sociale

Bayern Munich ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 në Champions League kundër Lokomitovës së Moskës falë golave të Goretzka-s dhe Kimmich.

Gjermanët i kanë vazhdimësi ecurisë së jashtëzakonshme të rezultateve piozitive të njëpasnjëshëm në Champions, ku kampionët në fuqi kanë treguar përsëri muskujt e tyre.

Veçanërisht mesfushori Leon Goretkza, autor i një prej dy golave. Në çfarë mënyre? Duke treguar muskujt e tij të krahut.

Muskulatura e futbollistit të gjermanëve ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, ku është vënë re se si Goretzka ka pësuar një transformim të vërtetë gjatë viteve.

Tani ylli i Bayern-it është më i fuqishëm dhe muskuloz, ndoshta edhe më shumë se duhet, të paktën për fanellën e tij. Në fakt, rrjeteve sociale nuk u ka shpëtuar një detaj në lidhje me muskujt e lojtarit, i cili ka grisur fanellën për shkak të muskujve gjatë festës për golin e Kimmich.

“Shumë proteina për Leon”, ka shkruar dikush. “Tani, Goretzka është shumë muskuloz edhe për fanellën e tij”, ka shkruar një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat