Drenica triumfon ndaj Trepçës ‘89

Futboll

Drenica triumfon ndaj Trepçës ‘89

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:55
Drenica triumfon ndaj Trepçës ‘89

Drenica nga Skenderaj ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në përballje me Trepçën ’89 nga Mitrovica, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës. Drenica i rikthehet rezultateve të mira. Trajneri Bledar Devolli ka debutuar me fitore te skuadra e Drenicës.

Drenica ka treguar lojë të mirë dhe me dy golat në pjesën e dytë edhe arkëtuan tre pikë. 

Golat i shënuan Lushtaku (66’) dhe Zabërgja (81’).
Në minutën e 85-të, Milot Avdyli godet tërthorësen e drenicasve. Në minutën e fundit, Muja shënon nga penalltia për mitrovicasit dhe 2:1. 

Drenica ngjitet në vend të 7-të me 11 pikë sa ka edhe Trepça ’89 një pozitë më lartë.

Superliga e Kosovës
Drenica-Trepça '89    2:1
Ballkani-Prishtina    2:1
Gjilani-Besa    1:0
Arbëria-Drita    0:1
Feronikeli-Llapi    1:0

Tabela
1. Ballkani    9    7    1    1    26:11    22
2. Drita    7    5    1    1    11:5    16
3. Gjilani    9    4    4    1    7:5    16
4. Prishtina    8    3    2    3    11:8    11
5. Arbëria    9    3    2    4    10:11    11
6. Trepça ’89    9    3    2    4    8:10    11
7. Drenica    9    3    2    4    8:17    11
8. Feronikeli    9    2    4    3    12:10    10
9. Llapi    8    1    2    5    5:9    5
10. Besa    9    1    2    6    8:21    5
Në javën e 10-të do të takohen: Arbëria-Trepça '89, Llapi-Drita, Gjilani-Feronikeli, Ballkani-Besa dhe Drenica-Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat