Munishi: U kërkoj falje tifozëve për ndeshjen e kaluar, Ballkani spektakolar

Futboll

Munishi: U kërkoj falje tifozëve për ndeshjen e kaluar, Ballkani spektakolar

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:10
Munishi: U kërkoj falje tifozëve për ndeshjen e kaluar, Ballkani spektakolar

Ismet Munishi u prononcua për medie pas fitores së sotme të Ballkanit në derbin e javës ndaj Prishtinës.

Munishi thurri elozhe për skuadrën e tij, teksa u përkujdes të uroj Trepçën ’89 dhe të kërkoj falje ndaj tifozëve suharekas.

“Kundërshtari provoi të mbrohet dhe të na dënoj me kundërsulme” “Në pjesën e dytë bëmë ndryshime taktike, futëm lojtarë sulmues dhe përmbysëm rezultatin”

“Ballkani po tregon se është skuadër spektakolare, si në humbje si në fitore”

“Kërkoj falje ndaj tifozëve të Suharekës sepse humbëm një ndeshje që duhet ta fitonim, gjithashtu edhe Trepçës ’89 ja uroj atë fitore”

“I përgëzoj futbollistët për angazhimin dhe karakterin që shfaqën, pasi pas asaj humbje ishte e vështirë të kthehemi me fitore” – përfundoi Munishi për ArtSport1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat