Driton Rrahmani – lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Driton Rrahmani – lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:22
Driton Rrahmani – lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Futbolli me të gjitha sportet tjera, si kurrë më të bashkuar në verën e vitit 1991, i thanë jo garave një herë e përgjithmonë me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë.

Ky vendim i asaj kohe, pushtuesin serb e kishte bërë fortë nervoz dhe u hakmor, duke i dëbuar sportistët shqiptarë nga stadiumet dhe palestrat sportive në periudhën e verës 1991 deri në verën 1999.

Driton Rrahmani i takon Gjeneratës së Republikës së Kosovës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë në vitet e 90-ta. 
Ai së bashku me një armatë sportistësh, iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb.

Rrahmani nuk u ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve që i vinin nga regjimi kriminal serb, por ai kishte vazhduar misionin e tij, duke sakrifikuar për sportin në përgjithësi dhe shtetin e Kosovës. 

Rrahmani sot është krenar për kontributin që ka dhënë së bashku me mijëra sportistë në vitet më të rënda, kur Kosova ishte e sulmuar nga të katërt anët prej agresorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat