Hamilton më i mirë se Schumacher?

Futboll

Hamilton më i mirë se Schumacher?

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:28
Hamilton më i mirë se Schumacher?

Me suksesin e arritur në Çmimin e Madh të Portugalisë, Lewis Hamitlon është bërë piloti më fitues i historisë së Formula 1.

Pas triumfit në pistën e Portimaos, 35-vjeçari britanik ka shkuar në 92 fitore në kampionatin automobilistik më prestigjioz në botë, duke lënë mbrapa Michael Schumacher, i cili është ndalur në 91 fitore në F1.

Megjithatë, sipas Bernie Ecclestone, ish-numri një i Formula 1, që këtë të mërkurë ka mbushur 90 vjeç, fitoret e 7 herë kampionit të botës të Ferrari-t kanë patur një “shije” tjetër.

“Schumi ka qenë pak a shumë vetëm në drejtim të makinës”, ka thënë Ecclestone për AFP. “Ndërsa Hamilton ka shumë njerëz që mund ta ndihmojnë të kontrollojë makinën, si për presionin e gomave, ashtu edhe për shpejtësinë që duhet të mbajë në kthesë”.

“Nuk mund të thuash asgjë negative për Lewis, nuk mund të thuash se nuk është i aftë. Ka një talent të madh dhe është mes pesë pilotëve më të mirë të 30 viteve të fundit”.

Mbretëresha e sportit të motorëve, ashtu si pilotët e saj, ka ndryshuar shumë gjatë viteve dhe Bernie e di mirë:

“Mjafton të mendosh për veshjet e Hamilton. Nëse nuk do ta dije se është një pilot, nuk do ta mendoje kurrë. Ndërsa një Nelson Piquet ose një Schumacher, kur i shihje, e dije se ishin pilotë sepse ishin të veshur për rolin që kishin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat