Gati vendimi drastik

Futboll

Gati vendimi drastik

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:47
Gati vendimi drastik

E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s tek Juventus mund të jetë në dyshim.

Qëndrimi i portugezit në Torino, në sezonin e ardhshëm, nuk duket edhe aq e sigurt. Nga Spanja, në fakt, flasin për një lamtumirë të mundshme të futbollistit verën e ardhshme.

Sipas todofichajes.com, kriza ekonomike e shkaktuar nga coronavirus duket se ka detyruar Juventus-in të marrë vendimin drastik për ta shitur Cristiano Ronaldo-n në verën e 2021-shit.

Me lamtumirën e tij të mundshme, Zonja e Vjetër do të kursente mbi rrogën e tij të lartë dhe do të fitonte një shifër të rëndësishme, edhe pse më të ulët në krahasim me shumë e shpenzuar për ta marrë portugezin.

Sipas zërave që vijnë nga Spanja, menaxheri i  CR7, Mendes, duket se po punon për të realizuar operacionin që do të dërgonte 80 milionë euro në arkat e Juventus-it.

Mes klubeve më të interesuar për Ronaldo-n është PSG, që mund të shesë njërin mes Neymar dhe Mbappe, me këtë të fundit që është shumë afër Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat