Statistikat tregojnë se Benzema nuk pasoi asnjëherë tek Vinicius Jr në pjesën e dytë

Futboll

Statistikat tregojnë se Benzema nuk pasoi asnjëherë tek Vinicius Jr në pjesën e dytë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:11
Karim Benzema

Statistikat e faqes së specializuar Opta tregojnë se Karim Benzema ndaloi pasimet te shoku i skuadrës së Real Madridit, Vinicius Jr, pas pjesës së parë në përplasjen e tyre me Borussia Monchengladbach.

Real Madridi ishte në formë të dobët duke mbyllur pjesën e parë me disavantazh 0-1 ndaj Gladbach falë dy golave nga Marcus Thuram.

Sidoqoftë, golat e vonshëm nga Benzema dhe Casemiro shpëtuan Reali duke marrë të paktën një barazim, pas humbjes shokuese në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjen e kaluar.

Kundër Gladbach, kamerat filmuan një bisedë midis Benzema dhe Mendy në tunelin e stadiumit, ku sulmuesi është kapur duke i thënë mbrojtësit në frëngjisht që të mos pasojë topin tek Vinicius Jr, i cili është vetëm pak metra larg bisedës.

“Ai bën atë që dëshiron. Mos luaj me të, vëlla. Ai luan kundër nesh”, thuhet t’i ketë thënë Benzema, Mendyt për Viniciusin.

Pas këtyre akuzave, faqja e specializuar e statistikave Opta, ka publikuar një statistikë nëse kanë ndikuar fjalët e Benzemas në bashkëveprimet me brazilianin.

Sipas Opta, Benzema nuk kishte asnjë pasim në drejtim të Vinicius Jr në pjesën e dytë, ndërsa gjatë të parës kishte tri pasime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat