Shfaqet fotografia e parë e Messit pas dorëheqjes së Bartomeut

Futboll

Shfaqet fotografia e parë e Messit pas dorëheqjes së Bartomeut

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:29
Lionel Messi

Josep Maria Bartomeu bëri të lumtur shumë tifozë të Barcelonës kur të martën njoftoi se nuk do të jetë më presidenti i klubit katalan.

Bartomeu është kritikuar prej kohësh për situatën në klub, por ka refuzuar të japë dorëheqje. Me rritjen e presionit, ai vendosi ta bënte këtë gjë.

Ky lajm i bëri të lumtur tifozët e Barcelonës, por as lojtarët e klubit nuk kanë fshehur lumturinë e tyre. Kjo veçanërisht është vërejtur te Lionel Messi, i cili nuk ishte se kishte marrëdhënie të mira me ish presidentin.

Bartomeu ishte arsyeja kryesore pse ai donte të largohej nga Barcelona, dhe kërkoi ndërprerjen e kontratës, por tani tifozët shpresojnë që ai të qëndrojë.

Messi edhe mund të qëndrojë, sipas fotografisë së parë të tij të publikuar që pas largimit të Bartoemut. Argjentinasi është vërejtur me disponim të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat