Chelsea shkatërron ekipin rus, PSG turqit

Futboll

Chelsea shkatërron ekipin rus, PSG turqit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:45
Pamje nga ndeshja Krasnodar - Chelsea

Chelsea me lehtësi si mysafirë ka shënuar fitore me rezultat 4:0 kundër skuadrës ruse Krasnodar, në takimin e xhiros së dytë të grupit E të Champions League në futboll. 

Chelsea e ka shkatërruar me rezultat bindës Krasnodarin. 

Golat i shënuan Hudson-Odoi (37'), Werner (76'-nga penalltia), Ziyech (80') dhe Pulishiç (90+1’).
Chelsea kryeson grupin me 4 pikë, duke lënë pas Krasnodarin me 1 pikë. 

Image

PSG

Duhet theksuar se në minutën e 15-të, Jorginho dështon nga penalltia, duke goditur shtyllën e djathtë të portës së Krasnodarit. 
Skuadra turke Basaksehir si vendas gjunjëzohet me rezultat 2:0 nga PSG-ja, në takimin e grupit H. 

Kean ka shënuar dy gola, në minutën e 64-të dhe në atë të 79-tën, falë asistimeve të Mbappes. PSG është në pozitën e dytë me 3 pikë sa ka edhe Leipzig në krye dhe Manchester Utd në pozitën e tretë dhe Basaksehir mbetet në kuotën e 0 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat