Lazio luan baras me Club Brugge, 35 minuta lojë edhe për Muriqin

Futboll

Lazio luan baras me Club Brugge, 35 minuta lojë edhe për Muriqin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:03
Foto

Lazio nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Club Brugge, në sfidën e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Ndeshja e zhvilluar në Belgjikë përfundoi baras, 1:1.

Joaquin Correa në minutën e 14’, kaloi Lazion në epërsi 0-1.

Vendasit u rikthyen në lojë duke barazuar në 1:1 në minutën e 42’, me Hans Vanaken që shënoi nga penalltia.

Në këtë ndeshje nga minuta e 56’ u paraqit edhe Vedat Muriqi, por që nuk arriti të gjente golin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat