Mustafi flet për Arsenalin

Futboll

Mustafi flet për Arsenalin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:50
Mustafi flet për Arsenalin

Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi ka thënë se ai nuk ka pasur bisedime me skuadrën e tij për vazhdimin e kontratës.

Lojtari i “Topçinjve” luajti për skuadrën për herë të parë pas datës 18 korrik, pasi që ka pasur një lëndim muskulor.

Kontrata e futbollistit shqiptar skadon verën e vitit 2021 dhe ai është shprehur se nuk ka pasur ndonjë bisedim me drejtuesit e klubit, rreth rinovimit ose jo të kontratës së tij me klubin londinez.

“Momentalisht jam i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, ishin tre muaj të gjatë. Thjesht isha i lumtur për kthimin dhe që jam në gjendje të luaj sërish”, ka thënë ai.

“Nuk kemi biseduar ndonjë gjë, prandaj s’kam ndonjë gjë për t’iu treguar”, ka shtuar mes të tjerash Mustafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat