Çfarë përfiton sporti pas dakordësisë së qeverisë?

Futboll

Çfarë përfiton sporti pas dakordësisë së qeverisë?

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:11
Çfarë përfiton sporti pas dakordësisë së qeverisë?

Liga dhe FSHF-ja udhëhoqën një fushatë kërkesash të adresuara ndaj qeverisë, të cilat në rast miratimi sipas atmosferës së deklaratave në ditët e fundit, atëherë përfitimi do të ishte i gjithanshëm.

Pra, jo vetëm për futbollin, por për të gjitha sportet. Ndërsa me ligjin aktual sporti ka të miratuar zerimin e taksës mbi të ardhurat personale për dy vite, si dhe TVSH-në 6% për infrastrukturën në sport, në vijim priten edhe të tjera përfitime dhe lehtësi.

Në bazë edhe të ligjit për sponsorizimet, nëse miratohet siç edhe është kërkuar nga Liga, atëherë për të gjitha klubet, qofshin të futbollit apo në sporte të tjera, lehtësimi i shkarkimit të një përqindjeje të taksave për kompanitë sponsorizuese automatikisht bën që një skuadër të nisë sezonin me një sasi të konsiderueshme të ardhurash.

Për shembull, një klub elitar futbolli do të ketë të garantuara të paktën 200 mijë euro sponsorizim në vit. Ky është një hap i parë i rëndësishëm për garantimin e financave të mjaftueshme për klubet, më së paku për mbijetesën e tyre. Gjithashtu, pritet që në listën e miratimeve, të jetë që edhe TVSH-ja për reklamat, shitjet e fanellave, biletave apo aktivitetin futbollistik të akademive, të bëhet 6%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat