Ka dalë pozitiv me koronavirus 18 herë

Futboll

Ka dalë pozitiv me koronavirus 18 herë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:44
Ka dalë pozitiv me koronavirus 18 herë

Cristiano Ronaldo ka qenë i dëshpëruar që nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të cilën “Zonja e Vjetër” e humbi 2:0 në Torino të mërkurën.

Portugezi doli pozitiv edhe në testin e fundit që bëri 24 orë para ndeshjes ndaj Barçës.

Sipas mediumit “TV1” në Portugali, Ronaldo ka rezultuar pozitiv 18 herë.

Hera e parë kur 35-vjeçari doli pozitiv ishte më 13 tetor, në kohën sa ishte i grumbulluar me Portugalinë për ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 130 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat