Ministrja e Sporteve në Francë: Futbolli profesionist nuk ndalet

Futboll

Ministrja e Sporteve në Francë: Futbolli profesionist nuk ndalet

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:57
Ministrja e Sporteve në Francë: Futbolli profesionist nuk ndalet

Futbolli francez nuk do të ndalet, përtej çdo parashikimi negativ mbi përhapjen e pandemisë së Koronavirusit. Qeveria franceze ka dalë me një qëndrimin zyrtar, sipas të cilit, edhe nëse do të ketë një mbyllje të re të vendit, kampionatet e futbollit profesionist nuk do të pezullohen.

Ligue 1 dhe Ligue 2 “përjashtohen” nga mbyllja e dytë për të përballuar rritjen shqetësuese të infeksioneve me COVID-19.

Roxana Maracineanu, ministrja e Sportit, shpjegoi arsyen e këtij vendimi, shkruan supersport.

“Javët e ardhshme, nga ana ekonomike, por edhe njerëzore, do të jenë të vështira. Kjo është arsyeja pse ju siguroj që sporti profesionist do të vazhdojë. Atletët do të jenë në gjendje të vazhdojnë stërvitjen”.

Me rastin e bllokimit të parë në pranverë, kampionati francez u pezulluar përfundimisht. Kësaj here qeveria miratoi një zgjidhje diametralisht të kundërt, ndoshta e ndikuar nga mësimet që nxori muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat