Bardhi në histori të klubit të Levantes 

Futboll

Bardhi në histori të klubit të Levantes 

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:22
Bardhi në histori të klubit të Levantes 

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e klubit Levante nga Spanja. 

Ai në ndeshjen e fundit me Celta Vigon hyri në listën e Top 10 lojtarëve me më shumë paraqitje për këtë klub në Kampionatin e Spanjës. 

Reprezentuesi i Spanjës nuk u paraqit titullar, por hyri në lojë në pjesën e dytë kundër Celta-s, ku ishte paraqitja e tij e 98-të për Levanten në elitën e klubit spanjoll, duke u barazuar me Vicente Iborra dhe Sergio Balesteros. 

Në të njëjtën kohë, Bardhi është një lojtar i huaj me më shumë paraqitje për Levanten në La Liga, duke lënë pas marokenin Nabil El Jar me 94 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat